Lëndohet aksidentalisht një minator në Leposaviq

Kronikë e zezë

Lëndohet aksidentalisht një minator në Leposaviq

Më: 13 prill 2024 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një minator është lënduar aksidentalisht në minierën në Leposaviq.

Minatori është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veriore, ku aty është duke u trajtuar.

Rastin në polici e ka raportuar vëllai i të lënduarit.

Ndërkohë, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë intervistuar viktimës dhe sipas tij, lëndimi ishte aksidental.

Në raportin ditor është bërë e ditur se ky rast është duke u hetuar ende.

“Dëshmitari mashkull kosovar, më 12.04.2024 ka raportuar se, viktima-vëllai i tij derisa sa ishte duke punuar në minierë, është lënduar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë-Veri. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë intervistuar viktimën dhe sipas tij lëndimi është aksidental”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat