Arrestohen dy persona në Shtime, sulmuan fizikisht babanë e tyre

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Shtime, sulmuan fizikisht babanë e tyre

Më: 13 prill 2024 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Shtime, pasi të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre.

Rasti ka ndodhur gjatë mesditës të së premtes.

Policia bën me dije se ngjarja është duke u hetuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë  fizike ndaj babait. Me vendim të prokurorit, dy të  dyshuari janë  dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat