Ky është hajni i arrestuar që vodhi para në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren

Kronikë e zezë

Ky është hajni i arrestuar që vodhi para në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren

Më: 13 prill 2024 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues që po shkakton ankth e pasiguri për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, banesa, institucione e madje duke shkuar kryesit e kësaj vepre edhe deri te vjedhja në objekte fetare.

Një rasti tillë ka ndodhë më parë edhe në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.

Media mëson se personi që e ka thyer dhe vjedhur xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren është: Altin Kastrati.

Ai dyshohet se brenda objektit fetar ka marrë para dhe një telefon. I njëjti për këtë vepër penale është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

Kastrati njihet nga autoritetet e sigurisë edhe për shumë vjedhje të tjera.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat