Përleshje në Lipjan: Theret me thikë një 17-vjeçar, arrestohet personi i dyshuar

Kronikë e zezë

Përleshje në Lipjan: Theret me thikë një 17-vjeçar, arrestohet personi i dyshuar

Më: 14 prill 2024 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet mes të rinjve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. Gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta.

Në një përleshje janë përfshirë mbrëmë dy të mitur në Lipjan, ku si pasojë një 17-vjeçar ka mbetur i therur me thikë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje me disa plagë, që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditja me thikë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe është arrestuar personi i dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat