Aksident në rrugën Gjakovë-Pejë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Gjakovë-Pejë, lëndohet një person

Më: 14 prill 2024 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Një aksident mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Pejë, nga ku ka mbetur i lënduar një person.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.

“Në lagjen “Dardania” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Pejë)  rreth orës 16:40 një veturë dhe një motoçikletë  janë përfshirë në aksident trafiku.

Përveç dëmeve  materiale një person ka pësuar lëndime trupore. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, thuhet tutje në konfirmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat