Gjuajtje me armë mes dy grupeve në Gjakovë, Policia identifikon njërin nga personat e përfshirë

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë mes dy grupeve në Gjakovë, Policia identifikon njërin nga personat e përfshirë

Më: 15 prill 2024 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se në Gjilan dy grupe janë gjuajtur me armë mes vete.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 6 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 predhë.

Lidhur me rastin është identifikuar një person, i cili është në kërkim policor.

VRASJE NË TENTATIVË – Gjakovë / 14.04.2024 – 20:19. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë. Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kerkim policor. Lidhur me rastin eshte njoftuar edhe prokurori I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat