Ndalohet një burrë në Mitrovicë të Veriut, nën ndikim të alkoolit dëmtoi xhamin e derës së koridorit të një objekti

Kronikë e zezë

Ndalohet një burrë në Mitrovicë të Veriut, nën ndikim të alkoolit dëmtoi xhamin e derës së koridorit të një objekti

Më: 15 prill 2024 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka dëmtuar xhamin e derës së koridorit të një objekti

Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin i dyshuari pas këndelljes është intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregull.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka dëmtuar xhamin e derës së koridorit te nje objekti.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas këndelljes është intervistuar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat