​Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

Më: 15 prill 2024 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Sot rreth orës 14:00 policët kufitarë në Aeroportin Ndërkombëtar " Adem Jashari" në Prishtinë kanë ndaluar personin e kërkuar P.H. (34), i cili më pas është arrestuar nga policët e stacionit në Ferizaj.

Ai po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve me dënim tri vjet e gjashtë muaj burgim dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt fton qytetarët që sa herë kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406.

Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat