Gruaja në Vushtrri e denoncon burrin për dhunë, kthehet në shtëpi me të pasi s’gjeti mbështetje nga familja e saj

Kronikë e zezë

Gruaja në Vushtrri e denoncon burrin për dhunë, kthehet në shtëpi me të pasi s’gjeti mbështetje nga familja e saj

Më: 16 prill 2024 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Një rast të tillë e ka denoncuar në Polici një grua nga Vushtrria, e cila ka deklaruar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Media mëson se rasti ka ndodhur pasi i dyshuari i kishte shkuar viktimës te vendi i punës, ku fillimisht e kishte kërcënuar seriozisht. Ai madje dyshohet se e ka kapur edhe me forcë, duke i shkaktuar lëndime, por edhe shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Sipas informacioneve, viktima nuk ka dashur të kthehet në familjen e bashkëshortit, por është detyruara pasi nuk ka pasur mbështetje nga familja për t’u kthyer në shtëpinë e saj.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat