I riu në Klinë kapet me substanca narkotike, shoqërohet në Polici

Kronikë e zezë

I riu në Klinë kapet me substanca narkotike, shoqërohet në Polici

Më: 16 prill 2024 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar dje në Klinë, ku Policia ka ndalur një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme, teksa një tjetër ka arritur të largohet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te i dyshuari është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë, të cilën i njëjti dyshohet se e kishte për konsum personal.

I riu është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa droga është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat