‘Oj caricë, s’kom me t’lonë vend në Deçan...”/ 45-vjeçari përfundon në pranga pasi e kërcënoi ish-gruan

Kronikë e zezë

‘Oj caricë, s’kom me t’lonë vend në Deçan...”/ 45-vjeçari përfundon në pranga pasi e kërcënoi ish-gruan

Më: 16 prill 2024 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Shpeshherë për çiftet telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen. Si pasojë e telasheve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë.

Një rast i tillë është denoncuar dje nga një grua në Deçan, e cila ka deklaruar në Polici se ish bashkëshorti i saj e ka kërcënuar përmes telefonit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 45-vjeçari dyshohet se vazhdimisht se i ka shqetësuar shqetësim e frikë viktimës, duke iu drejtuar ndër të tjera me fjalët “Oj caricë, s’kom me t’lonë vend në Deçan…”.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që ta raportojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer për dhunën psikike që ka përjetuar këtë kohë.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë vendim që i njëjti të ndalohet dhe ndaj tij të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat