Pejë: Vjehrra e denoncon dhëndrin në Polici, e akuzon për dhunë ndaj vajzës së saj

Kronikë e zezë

Pejë: Vjehrra e denoncon dhëndrin në Polici, e akuzon për dhunë ndaj vajzës së saj

Më: 16 prill 2024 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku viktimë është një 33-vjeçare.

Këtë herë, media mëson se rasti është denoncuar nga nëna e gruas, e cila e ka raportuar dhëndrin për dhunë ndaj vajzës së saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur të intervenojë, me ç’rast viktima ka rrëfyer për dhunën fizike që ka përjetuar sistematikisht nga bashkëshorti.

Ky i fundit është shoqëruar në stacion policor po ashtu, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ka nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat