​Gjuajtje me armë në mes dy grupeve në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Gjuajtje me armë në mes dy grupeve në Gjakovë

Më: 16 prill 2024 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Mbrëmë pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete.

Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar: E. B., i lindur në vitin 1995 mashkull kosovar, mbi dyshimin se i njëjti ishte i përfshirë në këtë incident.

Sipas Policisë, i dyshuari në fjalë, sot është vetë dorëzuar në polici dhe po ashtu ka dorëzuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

I dyshuari është interivistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në drejtim të arrestimit edhe të tre të dyshuarve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat