Të shtënat me armë në Graçanicë, flet dëshmitari: Dy automjete janë përplasur dhe...

Kronikë e zezë

Të shtënat me armë në Graçanicë, flet dëshmitari: Dy automjete janë përplasur dhe...

Më: 16 prill 2024 Në ora: 16:22 Përditësuar në ora: 16:48 më 16.04.2024
Foto ilustrim

Të shtënat me armë në Graçanicë, flet dëshmitari: Dy automjete janë përplasur dhe kanë filluar të qëllojnë me armë

Para pak çastësh janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.

Dyshohet se nga gjuajtja me armë kanë mbetur persona të plagosur.

Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin ndonëse është kontaktuar nga Insajderi.

Një dëshmitar i rastit i ka treguar se të shtënat kanë ndodhur pasi dy automjete janë përplasur, njëra me Beograd dhe tjetra me targa të Kosovës. Sipas tij, të shtënat kanë ndodhur pak para orës 15:00.

“Me sa pashë, dy automjete janë përplasur dhe më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë filluar të qëllojnë. Qëlloi një duzinë plumbash. “Dy prej tyre ikën dhe pas kësaj erdhi policia”, tha një dëshmitar okular për median lokale “Čaglavica”

Të shtëna me armë zjarri në Graçanicë

Para pak çastësh janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.

Dyshohet se nga gjuajtja me armë kanë mbetur persona të plagosur.

Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin ndonëse është kontaktuar nga media.

Media do t'iu mbajë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat