Sulm me thikë mes pesë personave në Prishtinë, dy të mitur bëhen për spital

Kronikë e zezë

Sulm me thikë mes pesë personave në Prishtinë, dy të mitur bëhen për spital

Më: 17 prill 2024 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Pesë persona janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit kanë përdorur thikë mes tyre.

Me këtë rast dy të mitur kanë kërkuar tretman mjekësor pasi kanë pësuar lëndime.

“Raportohet se janë shoqëruar në polici pesë persona  meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dy prej të dëmtuarve të mitur kanë kërkuar tretman mjekësor pasi që kanë pësuar lëndime (nga mjeti i ftohtë thikë) që është përdorur në rast në mes tyre”, thotë policia në raport.

Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të palëve dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat