Gjendet e aksidentuar një veturë që u raportua e zhdukur, arrestohet një i mitur

Kronikë e zezë

Gjendet e aksidentuar një veturë që u raportua e zhdukur, arrestohet një i mitur

Më: 17 prill 2024 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura me targa vendore, gjatë kohës sa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Pas hetimeve vetura u gjet e aksidentuar.

Lidhur me rastin u arrestua një i mitur që me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Damjan të Gjakovës.

“Fsh. Damjan Gjakovë 16.04.2024 – 07:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është vjedhur  vetura me targa vendore, derisa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Pas një pune hetimore vetura e vjedhur është gjetur dhe identifikuar e aksidentuar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar i mitur në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar dhe punëtorit për punë sociale  dhe ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje. Me vendim të prokurorit për të mitur i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat