Dy persona arrestohen për falsifikim parash, iu konfiskohen mbi 25 mijë euro

Kronikë e zezë

Dy persona arrestohen për falsifikim parash, iu konfiskohen mbi 25 mijë euro

Më: 17 prill 2024 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohen se kanë falsifikuar para.

Sipas njoftimit nga policia, të dyshuarit janë marrë me vënien në qarkullim të parave të falsifikuara apo parave të vjedhura nga ndonjë institucion bankar.

Te të njëjtit, gjatë kontrollit të veturës me targa vendore, me të cilën udhëtonin, janë gjetur para ne vlerë 25 mijë e 316 euro.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) – Prishtinë, kanë arritur të sigurojnë informata e prova se dy të dyshuar janë përfshirë në veprimtari penale. Të dyshuari R.P., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe E.R., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), dyshohet se kanë falsifikuar para, respektivisht janë marrë me vënien në qarkullim të parave të falsifikuara apo parave të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar (para me ngjyrë). Te të njëjtit, gjatë kontrollit të veturës me targa vendore, me të cilën udhëtonin, janë gjetur para në vlerë 25 mijë e 316 € (të dyshuara si të falsifikuara, apo të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar/financiar, pasi që parat ishin të bëra me ngjyrë), andaj personat e dyshuar janë arrestuar për procedura të mëtejme”, thotë policia.

Hetuesit policorë, gjatë tërë kohës kanë qenë në koordinim me prokurorin e rastit, në konsultim më të, ndaj dy të dyshuarve të lart-cekur, është iniciuar rasti karshi veprës penale: ‘falsifikim i parasë’. Sot, të dyshuarit janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit, ata dërgohen në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat