Ndalohet një person në Podujevë, po barte bagëti përmes rrugëve ilegale

Kronikë e zezë

Ndalohet një person në Podujevë, po barte bagëti përmes rrugëve ilegale

Më: 17 prill 2024 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Dumnicë e Poshtme në Podujevë është ndaluar një person, i cili po barte bagëti të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara  përmes rrugëve ilegale që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë.

Bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është vërejtur duke e drejtuar  automjetin me targa vendore  afër pikës kufitare, duke bartë bagëti dhjetë dhi, tre dele dhe një qengj, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara  përmes rrugëve ilegale që kanë hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës”.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, automjeti me bagëtitë është dërguar në terminalin doganor. Rasti i është dërguar njësisë DRPK-Veri për hetime të mëtejme”, thuhet tutje në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat