E rëndë: Sulmohet seksualisht një 13-vjeçare në Malishevë, i dyshuari bie në pranga

Kronikë e zezë

E rëndë: Sulmohet seksualisht një 13-vjeçare në Malishevë, i dyshuari bie në pranga

Më: 18 prill 2024 Në ora: 23:17
Ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur.

Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur sot në Malishevë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një vajzë e mitur e moshës13-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një burrë 57-vjeçar.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin, i cili më pas është arrestuar.

57-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat