I riu në Pejë ushtron dhunë ndaj nënës dhe vëllait, arratiset pasi e denoncojnë në Polici

Kronikë e zezë

I riu në Pejë ushtron dhunë ndaj nënës dhe vëllait, arratiset pasi e denoncojnë në Polici

Më: 19 prill 2024 Në ora: 08:16
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje së fundmi në një familje në fshatin Vitomiricë në Pejë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje, i dyshuari i ka rrahur viktimat, të cilët u detyruan ta denoncojnë në Polici.

Sipas informacioneve të para, derisa Policia ka intervenuar, i dyshuari është arratisur dhe akoma nuk është kapur.

Me urdhër të prokurorit, rasti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat