Shpërthim në Mitrovicën veriore, dëmtohen xhamat e një shtëpie

Kronikë e zezë

Shpërthim në Mitrovicën veriore, dëmtohen xhamat e një shtëpie

Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicë në një shtëpi private nga persona të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes. Siç njofton policia, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e derës hyrëse të një shtëpie.

Në raportin 24 orësh të policisë, potencohet se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim.

“Mitrovicë / 18.04.2024-NN. Raportohet se në një shtëpi private nga persona të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e derës hyrëse të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat