Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa persona nga dy vetura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të tyre në Podujevë.
Sipas tij, “njëri prej të dyshuarve dy muaj me herët i ka dërguar një mesazh duke i kërkuar një shumë parash.”
Raportit 24 orësh i PK-së konfirmon se “në vendin e ngjarjes është gjete një gëzhojë ndërsa të dyshuarit janë intervistuar”.
Njoftimi i plotë:
Podujevë / 19.04.2024-21:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se disa person-a nga dy vetura, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të tyre . I njëjti deklaron se njëri prej të dyshuarve dy muaj me herët i ka dërguar një mesazh duke i kërkuar një shumë parash. Në vendin e ngjarjes është gjete një gëzhojë ndërsa të dyshuarit janë intervistuar –kontrolluar dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt hetimore.