​Policia konfiskon dy armë të gjata, një elektroshok dhe një sasi e municionit në veri

Kronikë e zezë

​Policia konfiskon dy armë të gjata, një elektroshok dhe një sasi e municionit në veri

Më: 21 prill 2024 Në ora: 14:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy armë zjarri të llojit AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok janë sekuestruar në Zveçan.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje bëhet e ditur se ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit, për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat