E kërcënoi një grua përmes rrjeteve sociale, arrestohet një person në Kaçanik

Kronikë e zezë

E kërcënoi një grua përmes rrjeteve sociale, arrestohet një person në Kaçanik

Më: 22 prill 2024 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Të dielën, në Kaçanik është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte jashtë shtetit, kishte kërcënuar dhe kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër kosovare.

Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Me datën 21.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale  me datën e lartëcekur e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare.

I dyshuari  pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat