Një grua shtrihet në spital pasi dy persona ushtruan dhunë psikike ndaj saj

Kronikë e zezë

Një grua shtrihet në spital pasi dy persona ushtruan dhunë psikike ndaj saj

Më: 22 prill 2024 Në ora: 10:34
Ilustrim

Një grua ka pranuar tretman mjekësor në QKMF në Malishevë pasi dy persona kishin ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Të dyshuar janë intervistuar dhe më pas janë liruar.

Rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKMF-Malishevë, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm pasi që sipas saj, dy të dyshuarit kosovarë në vazhdimësi i kanë shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat