Aksident i rëndë në Lipjan, vdes shoferi i veturës pasi goditet nga një kamion

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Lipjan, vdes shoferi i veturës pasi goditet nga një kamion

Më: 22 prill 2024 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një rast i tillë, i cili ka përfunduar me fatalitet, ka ndodh edhe sot pasdite në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan.

Media mëson se rasti ka ndodh pasi shoferi i një kamioni nuk e ka respektuar shenjën stop, dhe e ka goditur veturën tjetër.

Për pasojë, shoferi i veturës ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se shoferi i dyshuar është arrestuar, dhe ndaluar pë 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat