Djali recidivist i dhunës në familje kërcënon me jetë prindëri, s’e lejuan të vozis pa patentë

Kronikë e zezë

Djali recidivist i dhunës në familje kërcënon me jetë prindëri, s’e lejuan të vozis pa patentë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 08:39
Pamje nga Gjilani

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Mësohet se një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Gjilan, ku një person dyshohet se ka kërcënuar seriozisht prindërit e tij.

Bazuar në dëshminë e viktimave të dhënë para hetuesve, 18-vjeçari dyshohet se i ka kanosur pasi nuk e lejuan që ta drejtojë automjetin pa patentë shofer.

Sherri që plasi mes tyre u denoncua nga dy prindërit, të cilët kërkuan ndihmë nga Policia.

I dyshuari, i cili është recidivist i dhunës në familje është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat