Gruaja lajmëron burrin në polici për dhunë psiqike, ai dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Gruaja lajmëron burrin në polici për dhunë psiqike, ai dërgohet në mbajtje

Më: 23 prill 2024 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një grua në Pejë ka raportuar burrin e saj në polici pasi sipas saj, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat