Policia i gjeti substancë narkotike në shtëpi ferizajasit, arrestohet

Kronikë e zezë

Policia i gjeti substancë narkotike në shtëpi ferizajasit, arrestohet

Më: 23 prill 2024 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Të hënën në Ferizaj është arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës të dyshuarit i është konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat