Dy të lënduar në aksidentin në Pejë, vetura përfundon në lumë

Kronikë e zezë

Dy të lënduar në aksidentin në Pejë, vetura përfundon në lumë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 12:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku në mes të dy veturave në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar për një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore,” tha Rugova.

Sipas pamjeve të publikuara, njëra nga veturat ka përfunduar në lumë tek ish-tregu i gjelbër, RTV Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat