Gjuajtje me armë zjarri në Hajvali, nuk ka të lënduar

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në Hajvali, nuk ka të lënduar

Më: 23 prill 2024 Në ora: 22:26
Ilustrim

Një rast i gjuajtjes me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën “Brigada153” në Hajvali.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se dyshohet se gjuajtja ka ndodhur nga një veturë në lëvizje.

Megjithatë, sipas Borovcit, nga këto të shtëna nuk raportohet për të lënduar, derisa Policia po punon në zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprimet e para policore dyshimet janë ngritur se shkrepja ka ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identitetit të të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkohë që po vijon dhe puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat