Arrestohet 21-vjeçari që bashkëjetoi me një të mitur, ndalohet për 48 orë

Kronikë e zezë

Arrestohet 21-vjeçari që bashkëjetoi me një të mitur, ndalohet për 48 orë

Më: 24 prill 2024 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur personat të moshës madhore krijojnë raporte të afërta me to.

Për një rast të tillë që është denoncuar së fundmi në Pejë, Policia ka arrestuar një person.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëjetuar me një vajzë 13-vjeçare.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën për veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat