Arrestohet e dyshuara në Dubravë, tentoi të fuste drogë brenda burgut

Kronikë e zezë

Arrestohet e dyshuara në Dubravë, tentoi të fuste drogë brenda burgut

Më: 24 prill 2024 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se të martën është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte tentuar të fuste drogë brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Njoftimi:

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka tentuar të fus brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat