​Mitrovicë e Jugut: Shkeli ligjin për trafikun, policia ia merr veturën

Kronikë e zezë

​Mitrovicë e Jugut: Shkeli ligjin për trafikun, policia ia merr veturën

Më: 24 prill 2024 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot në Mitrovicën e Jugut ka konfiskuar një automjet.

Kjo pasi drejtuesi i tij kishte dalë në trafik nën masën mbrojtëse të konfiskimit të patentë shoferit për kundërvajtje të shkaktuar disa javë më parë.

Ndaj shoferit është shqiptuar gjobë 500 euro, pesë pikë negative, masa mbrojtëse vazhdimi i konfiskimit të patentë-shoferit edhe për gjashtë muaj të tjerë si dhe i është konfiskuar automjeti për gjashtë muaj.

Masat ndëshkimore të parapara me ligj, do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve, të cilët nuk respektojnë rregullat dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat