​Sulmon vozitësit e dy veturave në Prishtinë, kapet një i dyshuar në Pejë

Kronikë e zezë

​Sulmon vozitësit e dy veturave në Prishtinë, kapet një i dyshuar në Pejë

Më: 24 prill 2024 Në ora: 20:26
Ilustrim

Rreth orës 13:00 është raportuar për një rast sulmi në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Policia e Kosovës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që një i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentuara.

Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin, si dhe arrestimin e të dyshuarit.

I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar.

Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale sulm dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat