Dalin emrat, këta janë dy personat e arrestuar që dyshohet se vodhën te pompa në Ferizaj

Kronikë e zezë

Dalin emrat, këta janë dy personat e arrestuar që dyshohet se vodhën te pompa në Ferizaj

Më: 25 prill 2024 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në pompën e derivateve ‘Veda Petrol’ në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj.

Policia ka arritur të intervenojë dhe si rezultat, dy personat e dyshuar kanë rënë në prangat e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që u arrestuan janë Agron Kaloshi dhe Veton Bucaliu.

Mësohet se të njëjtit po dyshohen se kanë kryer vjedhje dhe më pas kanë tentuar të ikin, por Policia ka arritur t’i kap.

Gjatë arrestimit, të dyshuarit kanë kërcënuar e madje edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë, thonë të njëjtat burime.

Dy të rinjtë e arrestuar janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat