Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë, në automjet i gjenden 6 shtetas të huaj pa dokumente

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë, në automjet i gjenden 6 shtetas të huaj pa dokumente

Më: 25 prill 2024 Në ora: 10:24
Pamje nga Gjakova

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Gjakovë një shtetas nga Shqipëria.

Kjo pasi në automjetin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa ndaj emigrantëve janë zbatuar procedurat e zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat