Sulm seksual ndaj së miturës, ndalohet për 48 orë i dyshuari

Kronikë e zezë

Sulm seksual ndaj së miturës, ndalohet për 48 orë i dyshuari

Më: 25 prill 2024 Në ora: 14:34
Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të enjten, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

Kjo për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual”, sipas KPRK-së.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi se i njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit, andaj, me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjithashtu ndaj të dyshuarit Xh.I., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat