Arrestohet i dyshuari që vendosi mjet shpërthyes në një veturë në “Rrugën B”

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari që vendosi mjet shpërthyes në një veturë në “Rrugën B”

Më: 25 prill 2024 Në ora: 19:22
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë ka arrestuar një person, i cili dyshohet se kishte vendosur mjet shpërthyes në një veturë në “Rrugën B” më 17 shkurt të këtij viti.

Sipas PK-së i arrestuari është K.K, 34-vjeç shtetas i Kosovës.

Ai është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ka thënë për teve1.info, zëdhënësi Agron Borovci.

“Arrestimi i të dyshuarit; K. K, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti. Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë në Tentativë. I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, ka thënë Borovci.

Ai dyshohet për veprën penale “vrasje të rëndë në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat