Arrestohet në Pejë një person, kërkohej me arrest ndërkombëtar

Kronikë e zezë

Arrestohet në Pejë një person, kërkohej me arrest ndërkombëtar

Më: 26 prill 2024 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje.

I njëjti ishte më urdhër arrest ndërkombëtar.

Gjatë kontrollit tek i dyshuarin policia ka konfiskuar një pistoletë dhe fishekë.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me njëzet e shtatë fishekë (27). Me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 48-orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat