Një polic u lëndua pasi tifozët hodhën gjësende në palestër pas ndeshjes basketbollistike

Kronikë e zezë

Një polic u lëndua pasi tifozët hodhën gjësende në palestër pas ndeshjes basketbollistike

Më: 26 prill 2024 Në ora: 09:36
Ilustrim

Një zyrtar policor është sulmuar mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike në Prishtinë.

Policia në raportin 24-orësh bëri të ditur se disa nga tifozët kanë hedhur  gjësende të forta, përfshirë edhe ulëse të palestrës, me ç’rast si pasojë lëndime trupore ka pësuar zyrtari policor.

Derisa rasti po hetohet nga njësitet përkatëse.

“Prishtinë / 25.04.2024 – 20:40.  Pas përfundimit të  ndeshjes basketbollistike, disa nga tifozët kanë hedhur  gjësende të forta, nder te tjera edhe ulëse të palestrës me ç’rast si pasojë lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat