Policia ia kontrollon veturën, i gjen armë e fishekë një personi në Istog

Kronikë e zezë

Policia ia kontrollon veturën, i gjen armë e fishekë një personi në Istog

Më: 26 prill 2024 Në ora: 09:40
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë dhe 12 fishekë, gjatë kontrollit të veturës së një personi.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar.

Rasti ka ndodhur në Istog

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dymbëdhjetë (12) copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK në raportin 24-orësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat