Të shtëna me armë në një lokal në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në një lokal në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, arrestohen dy persona

Më: 26 prill 2024 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar.

Kjo pasi që në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në një lokal, njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Model, kal.9mm si dhe 11 fishekë dhe një predhë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat