Detaje të reja për përleshjen te Rruga B, pati të shtëna me armë zjarri

Kronikë e zezë

Detaje të reja për përleshjen te Rruga B, pati të shtëna me armë zjarri

Më: 26 prill 2024 Në ora: 10:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar për përleshjen që ndodhi të mërkurën në mbrëmje mbrapa qendrës tregtare Royal Mall në Prishtinë.

Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërkaq tre të tjerë janë liruar, ka thënë Policia e Kosovës të premten në një raport për ngjarjen.

Pesë të dyshuarit ranë në duart e policisë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktima.

Dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë zjarri pasi që në vendin ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ka bërë të ditur Policia.

Dy viktimat dhe njëri prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat