Plagosi ish-vjehrrin, Prokuroria jep detaje nga rasti në Dragash

Kronikë e zezë

Plagosi ish-vjehrrin, Prokuroria jep detaje nga rasti në Dragash

Më: 26 prill 2024 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë së premtes ka arrestuar një person në Dragash, pas i i njëjti dyshohet se ka plagosur ish-vjehrrin r tij.

Në lidhje me këtë Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje duke njoftuar se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur të dëmtuarin K.Q., (ish – vjehrrin e tij) në Dragash, pas një mosmarrëveshje paraprake rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit.

“I dyshuari M.O., dyshohet për veprat penale “Tentim vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj të dyshuarit O.M., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat