Ndalohet për 48 orë person që plagosi ish-vjehrrin në Dragash

Kronikë e zezë

Ndalohet për 48 orë person që plagosi ish-vjehrrin në Dragash

Më: 26 prill 2024 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve të dyshuarit me inicialet O.M., pasi që i njëjti dyshohet se ka plagosur ish-vjehrrin në Dragash

Siç njofton prokuroria, deri te plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje paraprake rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit.

“I dyshuari M.O., dyshohet për veprat penale “Tentim vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj të dyshuarit O.M., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërsa, sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat