Arrestohet një shtetas serb në Mitrovicë të veriut

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas serb në Mitrovicë të veriut

Më: 26 prill 2024 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Serbisë në lagjen “Ndërtesat e Vapirushes” në Mitrovicë të veriut.

Siç merr vesh media, i arrestuari dyshohet se e ka kërcënuar një drejtor të shkollës dhe nënën e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se i arrestuari është dërguar për intervistim.

“Ai ka ardhur nga Serbia dhe është arrestuar për shkak se ka kërcënuar drejtorin e një shkolle në pjesën veriore të Mitrovicës dhe nënën e tij”, ka deklaruar Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat