Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, ja sa u gjobit shoferi

Kronikë e zezë

Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, ja sa u gjobit shoferi

Më: 27 prill 2024 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë 120 km/h ai ngiste me shpejtësi 231 km/h.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 231 km/h.

I njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat