Këta janë dy të arrestuarit që u rrahën mbrëmë në një diskotekë në Prishtinë, njëri nga ta sulmoi policin e Njësisë Speciale

Kronikë e zezë

Këta janë dy të arrestuarit që u rrahën mbrëmë në një diskotekë në Prishtinë, njëri nga ta sulmoi policin e Njësisë Speciale

Më: 28 prill 2024 Në ora: 06:44
Foto ilustrim

Dy persona janë rrahur mbrëmë ndërmjet vete në një klub të Prishtinës.

Siç mëson media dy të dyshuarit që u kapën ndërmjet vetë janë: Dren Prebeza dhe Leon Nika.

Për shkak të këtij rasti është dashur të ndërhy edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila i ka arrestuar dy të dyshuarit.

Nika, njëri nga të dyshuarit, gjatë arrestimit e ka sulmuar njërin na pjesëtarët e Njësisë Speciale.

Sikur Nika edhe Prebeza, gjatë gjithë situatës kanë qenë në gjendje të dehur.

Pas arrestimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat