Policia e Kosovës (PK) njofton se është liruar në procedurë të rregullt i dyshuari se kishte hyrë ilegalisht ngga Serbia në Kosovë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Berberishte të Leposaviqit të shtunën rreth orës 23:30.
Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.
“Njësiti policor afër vijës kufitare gjatë vëzhgimit kanë ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili nga territori i Serbisë ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.